Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi “blindon” talentin 17-vjeçar
    Ballina-1

    Llapi “blindon” talentin 17-vjeçar

    10/10/2023 15:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i krahut, Albion Miftari është futbollisti i radhës që klubi i Llapit ka vendosur ta ketë me kontratë profesionale.

    Talenti 17-vjeçar i rritur në Akademinë e futbollit Llapi është ‘blinduar’ me kontratë 3-vjeçare.

    “Paraqitjet e mira të Miftarit në kategoritë e reja kanë bërë që klubi t’i ofroj kontratë profesionale dhe ta ketë atë në mesin e futbollistëve premtues që klubi pret që në të ardhmen e afër të jenë pjesë e ekipit senior.

    17-vjeçari është futbollist me cilësi të jashtëzakonshme, teksa paraqitjet e tij janë vëzhguar në vazhdimësi nga Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina dhe Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella.

    Si klub, jemi të kënaqur që futbollistët e talentuar si Albion Miftari do jenë me kontratë profesionale dhe do japin kontributin e tyre për klubin bardhekaltër.

    Të priftë e mbara në vazhdim me ngjyrat e klubit të qytetit Albion”, ka shkruar FC Llapi. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44

    Ndeshjet e basketbollit shtyhet për shkak të zgjedhjeve, rifillojnë më 7 janar

    22/12/2025 14:13

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.