Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi e Besar Musolli nën hetime nga Komisioni Disiplinor i FFK-së
    Ballina-1

    Llapi e Besar Musolli nën hetime nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

    21/05/2024 15:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar në komisionin disiplinor skuadrën e Llapit dhe futbollistin e saj Besar Musolli.

    Llapi shkon në disiplinor për shkak që tifozët e saj në ndeshjen me Ballkanin gjatë gjithë ndeshjes në kor e kanë ofenduar skuadrën mysafire. Ndërsa Musolli për shkak të kartonit të kuq.

    Njoftimi i plotë i FFK-së:

    Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 21.05.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 35-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 27-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

    V E N D I M E

    1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 35-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 27-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

    2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

    Inicime disiplinore:

    Ndaj: FC ”Llapi”. Motivi: Tifozët vendas prej fillimi dhe deri në përfundimin e ndeshjes ofendojnë në kor ekipin mysafit të Ballkanit, ndërkaq në minutat 1, 42 dhe 74, hudhin mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani.

    Ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi”, Besar Musolli nr fan 23 dhe nr ID 020561M89. Motivi: Në min 95+ndërhyrje e rrezikshme në lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton te kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.