Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi e Drita mbesin pa fitore në Superligë
    Ballina-1

    Llapi e Drita mbesin pa fitore në Superligë

    01/09/2025 18:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka arritur sukses historik javën e kaluar. Por skuadra gjilanase e ka mbyllur edhe xhiron e dytë pa fitore në Superligën e Kosovës në futboll. Drita barazoi 1:1 me Llapin të hënën, në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

    Ndeshja e së hënës u zhvillua pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Për Llapin është ndeshja e tretë pa fitore. Ka dy barazime dhe një humbje. Drita i ka një barazim e një humbje. Ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Llapi kaloi në epërsi ndaj Dritës me golin e shënuar nga Kushtrim Shabani. Ai shënoi golin e epërsisë në minutën e 61-të. Por Drita reagoi dhe shënoi golin e barazimit.

    Për 1:1 shënoi Kristal Abazaj. Ai realizoi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes së xhiros së tretë.

    Llapi është në vendin e tetë me dy pikë nga tri ndeshje, derisa Drita një pozitë më poshtë me një pikë nga dy ndeshje.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.