Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi fiton thellë në derbi dhe ndërpret serinë pozitive të Ballkanit
    Ballina-1

    Llapi fiton thellë në derbi dhe ndërpret serinë pozitive të Ballkanit

    09/12/2023 16:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Llapi ka ndërprerë serinë e 25 ndeshjeve pa disfatë të Ballkanit në elitën e futbollit të Kosovës. Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, që për herë të fundit në Superligë kishte humbur në “Zahir Pajaziti” pikërisht nga Llapi më 12 mars, të shtunën u mposht me rezultatin 5:3.

    Ndeshja dramatike u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Pesë gola u realizuan në pjesën e parë, dhe dy tjerë në pjesën e dytë. Të udhëhequrit e trajnerit Tahir Batatina shënuan dy gola fillimisht.

    Hamdi Namani në minutën e shtatë shënoi me kokë pas shkëputjes së lartë në zonë.

    Në minutën e 16-të, Llapi ndërtoi aksion shumë të mirë, që në fund në gol u konkretizua nga sulmuesi Muhamet Hyseni.

    Për futbollistin e Kosovës ishte goli i 11-të i edicionit aktual. Por, të drejtuarit e trajnerit Ilir Daja nuk u dorëzuan. Iniciativa e mysafirëve rezultoi me penallti të fituar. Në minutën e 24-t, sulmuesi i krahut, Walid Hamidi, u pengua në zonë nga Granit Jashari.

    Gjyqtari Visar Kastrati sinjalizoi në penallti, ndërsa Nazmi Gripshi në minutën e 26-të ishte i pagabueshëm nga 11-të metra. Më pas, Ballkani i barazoi shifrat.

    Pesë minuta para se skuadrat të shkonin në pushim, sulmuesi Albin Berisha shënoi për 2:2 në minutën e 40-të nga afërsia. Por, Llapi u kthye në lojë sërish me golin e dytë të Namanit. Mesfushori shtatlartë gjuajti fuqishëm nga zona për 3:2, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë, raste patën të dyja skuadrat, por ishin vendësit që shënuan edhe një tjetër gol. Gentrit Halili e kapi brenda në zonë Muhamet Hysenin. Pas rishikimit të situatës në VAR, gjyqtari Kastrati sinjalizoi në penallti, kësaj radhe për Llapin.

    Muhamet Hyseni realizoi sërish në minutën e 73-të për 4:2, për golin e 12-të të edicionit. Golin për 5:2 e realizoi sulmuesi Ahmed Januzi, një minutë para fundit.

    Ndërkohë, në minutën e pestë të kohës shtesë shënoi edhe Albin Berisha për 5:3. Llapi me këtë fitore tani ka 31 pikë në 17 ndeshje. Ballkani mbetet lider me dy ndeshje më pak të luajtura dhe ka 38 pikë. Në fundjavën e ardhshme kur luhet xhiroja e 18-të dhe e fundit për këtë vit në Superligë, Llapi do të udhëtojë te Liria në Pziren, ndërsa Ballkani e pret Prishtinën.

    TË LIDHURA

    Cila është lidhja me Shqipërinë e pronarit kundërthënës të kampionit rumun?

    31/07/2025 17:30

    Fyerje ndaj Kosovës në ndeshjen e kampionit të Izraelit dhe kampionit të Qipros

    31/07/2025 17:24

    Kalimi te Sunderland, Leonita i bën dedikimin emocionues Xhakës: Krenare me ty, do të jem gjithmonë pranë teje

    31/07/2025 17:20

    Ragip Xhaka emocionon me mesazhin për Granitin: Ti s’kërkon rrugë të lehta

    31/07/2025 11:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.