Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi i Batatinës “shkel” Ballkanin në Suharekë
    Ballina-2

    Llapi i Batatinës “shkel” Ballkanin në Suharekë

    10/11/2022 16:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Llapit ka triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Ballkanit në ndeshjen e xhiros së 16 të Superligës së Kosovës në futboll. Në duelin e luajtur të enjten në Suharekë, Llapi ka triumfuar me rezultatin e thellë 4:1.

    Skuadra mysafire i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën për ta vulosur fitoren e pestë këtë edicion. Me këtë triumf, Llapi largohet nga pozita e parafundit në tabelë, pasi ka 19 pikë të mbledhura. Në anën tjetër, Ballkani regjistroi humbjen e dytë këtë edicion dhe përkundër saj, mbetet në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë.

    Llapi e nisi furishëm ndeshjen dhe në minutën e shtatë e zhbllokoi rezultatin me golin e brazilianit Fernandinho. Epërsinë e dyfishoi Francisco Rivera në minutën e 35-të, për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifrat 2:0.

    Rivera shënoi edhe golin e tretë për Llapin dhe të dytin personal, në minutën e78-të. Golin e katërt për skuadrën llapjane, e realizoi Gerhard Progni që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 89-të.

    Krejt çka arriti Ballkani të bëjë në këtë takim, ishte të shënojë golin e nderit në minutën e dytë në kohës shtesë nëpërmjet Lumbardh Dellovës.

    TË LIDHURA

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.