Skuadra e Llapit pas dy javë pushimi, rikthehet sot në përgatitje për stinorin pranveror të futbollit.
Skuadra do të grumbullohet nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në fushën me bari sintetik në Dumosh.
Objektivi i Llapit tashmë është i qartë, kreu i tabelës dhe sigurimi i një vendi për garat ndërkombëtare.
Ekipi ynë, KF Llapi pas pushimit dy-javor, i rikthehet përgatitjeve për pjesën pranverore të edicionit 2023/24.
Grumbullimi i ekipit do bëhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ora 13:00, teksa pas takimit të drejtuesve të klubit, shtabit teknik dhe futbollistëve, ekipi do ta zhvilloj seancën e parë stërvitore për vitin 2024.
Seanca stërvitore do të zhvillohet në fushën ndihmëse me bari sintetik në Dumosh.
Kryesia e klubit, shtabi teknik dhe futbollistët janë të bashkuar dhe të motivuar maksimalisht për nisje të mbarë”, thuhet në njoftimin e Llapit. /GazetaSport
