Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi jep lajmin e madh, rikthehet në stërvitje ylli i skuadrës
    Ballina-1

    Llapi jep lajmin e madh, rikthehet në stërvitje ylli i skuadrës

    16/05/2023 17:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Llapit edhe pse tashmë duhet pranuar që është jashtë objketivave pasi ka humbur garën për Evropë por edhe në Kupën e Kosovës, ajo vazhdon të punojë fuqishëm për edicionin e ri, shkruan GazetaSport.info.

    Llapi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se skuadrës i është bashkuar në stërvitje kapiteni Benjamin Emini. Ai mbeti jashtë fushës së gjelbër për një kohë të gjatë pasi lëndoi ligamentet e gjurit dhe u desh të operohet. Rikuperimi ka shkuar sipas parashikimeve dhe tash Emini ka nisur stërvitjet.

    “Kapiteni Benjamin Emini, pas afro 4 muajsh mungesë, sot ka filluar fazën e rikuperimit final para rikthimit në fushën e blertë.

    Emini kishte pësuar rupturë të ligamentit kryqëzor ACL me ç’rast në janar të këtij viti u desht t’i nënshtrohej operimit.

    Kapiteni ynë pritet që t’iu rikthehet ndeshjeve me skuadrën nga fillimi i edicionit të ri 2023/24 që fillon në gusht”, ka shkruar KF Llapi. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.