Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi në barazh, Suhareka bie nga Superliga
    Ballina-1

    Llapi në barazh, Suhareka bie nga Superliga

    25/05/2025 18:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Llapi ka përfunduar në barazh pas fitores së pritur ndaj Dukagjinit. Llapi mposhti të dielën në “Zahir Pajaziti” Dukagjinin me rezultat 3:1, në ndeshjen e fundit të edicionit 2024/2025 të Superligës së Kosovës në futboll.

    Dy golat e parë për Llapin i shënoi Ahmed Januzi. Ai golin e parë e shënoi në minutën e 11-të, kurse të dytin në minutën e 39-të. Dukagjini ngushtoi në 2:1 epërsinë me goli ne Erlis Xhemajlit në minutën e 61-të. Pesë minuta më vonë  llapjanët shënuan golin e tretë. Për 3:1 golin e shënoi Arianit Hasani në minutën e 66-të.

    Llapi në barazh për mbetje në Superligë do të përballet me Vushtrrinë e Ligë së Parë.

    Vushtrria të shtunën mposhti Lirinë në barazhin e Ligës së Parë.

    Llapi e mbylli sezonin në pozitën e tetë me 44 pikë, ndërsa të enjten humbi në finale të Kupës nga Prishtina.

    Suhareka ka barazuar 2-2 me Ballkanin dhe është përshendetur nga Superliga pas vetëm një stinori. /Ballkani.info/

    TË LIDHURA

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32

    Latifi përveç pikëve, liston përfitimin e madh që bëri Kosova në duel me Suedinë: Fituam shumë promovim për Kosovën

    11/09/2025 14:55

    Agim Ademi, njeriu që po ngrit Kombëtaren e Kosovës në nivelin e lartë evropian

    11/09/2025 14:16

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.