Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi nënshkruan kontratë profsionale me dy talentet e tij
    Ballina-2

    Llapi nënshkruan kontratë profsionale me dy talentet e tij

    15/02/2024 12:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dy futbollistët nga ekipi U19 (Juniorët), Eris Avdullahu dhe Blendon Llallsohi, pjesë zinxhirë e gjitha kategorive të reja të Akademisë sonë, kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin e Llapit.

    Avdullahu e Llalloshi kanë shumë potencial për të ardhmen dhe pas insistimit të vazhdueshëm të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina, të dy do jenë pjesë e ekipit me kontrata profesionale.

    “Eris Avdullahu, 18 vjeç, i lindur më 24.08.2005, qendërmbrojtës. Ka luajtur gjitha ndeshjet e sezonit si titullar i padiskutueshëm tek ekipi U19, e disa ndeshje edhe me ekipin U21. Avdullahu karakterizohet për karakterin dhe grintën e madhe për t’i mbrojtur denjësisht ngjyrat bardhekaltër.

    Blendon Llalloshi, më 7 mars i mbush 18 vjet. Mesfushor intelegjent me cilësi dhe vizion të hatashëm të lojës. I aftë për të zgjidhur problemet e ekipit me intelegjencën e tij. Llalloshi nga kategoritë e reja e deri tash është ndër futbollistët me talentin më të madh.

    Dyshja Avdullahu-Llalloshi padyshim janë meritë edhe e trajnerit të ekipit U19, Meriton Mehmeti i cili ka punuar me ta nga kategoritë e reja e deri më tash dhe ka insistuar vazhdimisht që ata të jenë me kontratë profesionale me klubin.

    Dyshes Avdullahu-Llalloshi, klubi ynë u dëshiron së pari shëndet dhe më pas shumë sukses me fanellën bardhekaltër, ku presim që shumë shpejt të dy t’i mbrojnë denjësisht ngjyrat në ekipin senior e më pas edhe të bëjnë hap të rëndësishëm në karrierën e tyre në ndonjë klub të madh evropian”, ka shkruar FC Llapi. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.