Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi triumfon dhe largon Ballkanin nga froni
    Ballina-2

    Llapi triumfon dhe largon Ballkanin nga froni

    12/03/2023 16:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Llapit i ka shkaktuar Ballkanit humbjen e parë këtë vit në Superligën e Kosovës në futboll. Pas tri fitoreve dhe po aq barazimeve, Ballkani u mposht të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga Llapi me rezultatin 3:2. Ndeshja e xhiros së 25-të ishte tejet interesante dhe me shumë gola të shënuar, e rikthime në rezultat. Me këtë humbje, Ballkani bie në pozitën e dytë në tabelë me 50 pikë, një më pak se Drita që tashmë është kthyer në vendin e parë.

    Ndërkohë, Llapi regjistroi fitoren e nëntë këtë sezon për t’u ngritur në kuotën e 32 pikë të mbledhura. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë 1:0 të Llapit, falë golit të shënuar nga Festim Alidema nga penalltia. Në pjesën e dytë, Ballkani u kthye fuqishëm dhe realizoi dy gola. Fillimisht, me Albion Rrahmanin (53’) që barazoi nga penalltia dhe pastaj dhjetë minuta më vonë, me Meriton Korenicën që kaloi në epërsi Ballkanin. Megjithatë, Ballkani nuk arriti ta ruajë epërsinë, pasi Llapi reagoi me dy gola të shpejtë brenda katër minutave për ta siguruar fitoren. Bekim Maliqi (71’) barazoi për 2:2, ndërsa fitoren Llapit ia siguroi braziliani Bianor Neto (75’).

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.