Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin kosovar
    Ballina-1

    Llapi vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin kosovar

    30/01/2024 19:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Landrit Rama është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit.

    26-vjeçari vjen nga Vushtrria dhe rrit kualitetin e ekipit në qendër të mbrojtjes së skuadrës së tahir batatinës, derisa ai me Llapin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

    “KF Llapi njofton për transferimin e mbrojtësit të qendrës, Landrit Rama për 3-vitet e ardhshme.

    Drejtuesit e klubit dhe futbollisti kanë gjetur gjuhën e përbashkët për bashkëpunim dhe kësisoji Rama nga ky sezon do jetë pjesë e rëndësishme e klubit.

    Rama është bashkuar me klubin dhe ka përfunduar gjitha përgatitjet para-sezonale, teksa do jetë i gatshëm të paraqitet qysh nga ndeshja e parë për Kupë ndaj Trepçës ’89.

    “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Llapin. Pas interesimit të klubit në veçanti Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe kryetrajnerit Tahir Batatina, nuk e kisha fare të vështirë të vendos. Të gjithë në klub më kanë pritur jashtëzakonisht mirë si trajnerët, stafi dhe bashkëlojtarët për çka u jam falenderues. Objektivat e klubit janë të qarta, klubi ka synim trofetë dhe unë jam i gatshëm t’iu shërbej ngjyrave bardhekaltër në arritjen e këtyre objektivave”, ka deklaruar Rama për faqen zyrtare të klubit.

    Rama është transferimi i parë i klubit në afatin kalimtar të janarit, i cili u prezantua nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella që i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar KF Llapi në Facebook. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Premier League nis me dramë, kampioni fiton në fund

    15/08/2025 23:04

    Daja, trajneri që i gjunjëzoi skuadrat më të suksesshme kroate, me Ballkanin, Dinamo Zagrebin, me Dinamo Cityn, Hajduk Splitin

    15/08/2025 18:16

    Marseille bën ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën

    15/08/2025 17:39

    Drita e kërkon suksesin historik ndaj kundërshtarit që e kishte eliminuar

    15/08/2025 17:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.