Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llumnica i drejtohet Sadikut: A po thu ta bëjmë kombëtaren “Big Brother” dhe çdo kush të bëjë çfarë të dojë
    Ballina-2

    Llumnica i drejtohet Sadikut: A po thu ta bëjmë kombëtaren “Big Brother” dhe çdo kush të bëjë çfarë të dojë

    09/09/2024 14:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Suspendimi i tre futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, Arjanet Muriç, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, ka hapur debat të gjerë në opinionin kosovar.

    Një i tillë është zhvilluar edhe mbrëmë në emisionin “Sport show”, ku protagonistë ishin gazetari Arlind Sadiku dhe opinionisti Ardian Llumnica.

    Sadiku, ka thënë se nuk e beshtes veprimin e futbollistëve por sipas tij, selektori është dashur t’i mbyll sytë dhe ta mbajë në heshtje këtë skandal.

    “Më mirë do të ishte që selektori ta mbajë të mbyllur, dhe këta lojtarë mos t’i suspendojë dhe t’i mbajë në bankinë”.

    Me këtë deklaratë nuk është pajtuar Llumnica, duke thënë se një skandal i tillë nuk mbahet i mbyllur.

    “Më këtë nuk pajtohem, si të mbahet e mbyllur kjo çështje. A dëshiron ta bëjmë kombëtaren “Big Brother” dhe çdo kush të bëjë çfarë të dojë. Nuk ka asnjë individë para kombëtares. Këta djem e kanë shkel rregulloren dhe selektori ka marrë masa ndaj tyre. Ai ka qenë i prerë dhe ka kërkuar nga Federata t’i largojë këta. Është vendim ekskluziv i Franco Fodas. Foda është selektor i madh dhe nuk lejon kësi gjëra”, ka thënë Llumnica, derisa Sadiku i është përgjigjur se ka informacione ndryshe se Foda nuk e ka marrë këtë vendim.

    “Sa i përket rregullores po ta lexoj qysh e trajton saktë situatën:: ‘Dalja në klube nate, dy ditë para një lojë, konsiderohet shkelje e disiplinës pasi kjo ndikon negativisht në përgatitjen fizike dhe mendore të lojtarit. Nëse kjo ndodh, futbollisti mund të përjashtohet apo edhe të dënohet’, kjo është rregullorja. Të njëjtën e ki në FSHF, të njëjtën e ki në Federatën e Maqedonisë të njëjtën e ki në Federatën e Malit të Zi”, ka thënë Llumnica. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55

    Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi ‘Futbollisti i Vitit’

    23/12/2025 15:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.