Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llumnica: Mos t’i kish ndodh Zhegrovës kjo,  Arlind Sadiku i pari e kish qit lajmin për skandalin
    Ballina-2

    Llumnica: Mos t’i kish ndodh Zhegrovës kjo,  Arlind Sadiku i pari e kish qit lajmin për skandalin

    09/09/2024 15:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Suspendimi i tre futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, Arjanet Muriç, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, ka hapur debat të gjerë në opinionin kosovar.

    Një i tillë është zhvilluar edhe mbrëmë në emisionin “Sport show”, ku protagonistë ishin gazetari Arlind Sadiku dhe opinionisti Ardian Llumnica.

    Sadiku, ka thënë se është dashur kjo çështje të mbahet e mbyllur dhe mos të vihet në publik.

    “Nuk është dashur një vendim i tillë, por Federata ka dashur ta fsheh fajin e vet për humbjen dhe i ka suspendu këta, për mi gozhdu lojtarët. Kjo çështje është dashur të mbahet në heshtje dhe mos të merren vendime të tilla”, ka thënë, Sadiku.

    Me këtë deklaratë nuk është pajtuar Llumnica, duke thënë se një skandal i tillë nuk mbahet i mbyllur.

    “Nuk është në pyetje Edon Zhegrova, janë tre futbollistë që e kanë shkelur rregulloren. Sikur mos të kishte qenë Zhegrova në këtë situatë, Arlind Sadiku i pari e kishte qitur lajmin dhe e kishte cilësuar skandal. Nuk bën kështu, të gjithë aty duhet të jenë të barabartë”, ka thënë Llumnica, derisa Sadiku ni është kundërpërgjigjur.

    “Në të kaluarën ka pasur futbollistë të tjerë që kanë dal dhe nuk janë dënuar, as kjo nuk është e drejtë”, ka vlerësuar Sadiku. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.