Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Loja e dyfishtë e MKRS-së, ministri thotë se ngecja e licencimit ka mbetur të klubet ndërsa komisioni e fajëson FFK-në
    Ballina-1

    Loja e dyfishtë e MKRS-së, ministri thotë se ngecja e licencimit ka mbetur të klubet ndërsa komisioni e fajëson FFK-në

    29/03/2023 20:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot në selinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë qëndruar tre anëtarë të klubeve të cilët përfaqësonin klubet e Superligës dhe diskutuan me komisionin për licencimin e FFK-së.

    Ata ishin takuar me Afërdita Fazliun dhe Fidan Shatrin dhe diskutuan për këtë ngecje e cila ka shkaktuar telashe të mëdha tek klube, madje deri në atë masë sa po mendohet edhe bllokimi i garave pasi klubet nuk kanë më financa për të mbijetuar. Të kujtojmë se mungesa e licencimit ka bërë që të bllokohet edhe Ligji i Sponsorizimit dhe klubet assesi nuk mund të mbijetojnë pa sponsor.

    Pas takimit drejtuesit e klubeve deklaruan se sot morën disa informata që më herët nuk i kishin, derisa lënë për të kuptuar se Komisoni u ka thënë se ngecja e licencimit ka mbetur të FFK-ja e cila ende nuk i ka plotësuar disa dokumente.

    Në anën tjetër FFK, ditë më parë kishte deklaruar se ajo i ka plotësuar gjitha dokumentet dhe kanë mbetur edhe disa klube që janë duke i plotësuar ato dhe se FFK-ja po u ndihmon në kompletimin e tyre në mënyrë që licencimi të përfundojë me kohë.

    “Lajm i mirë është se Federata e Futbollit e Kosovës e ka plotësuar gjitha dokumentacionin e kërkuar nga Ministria e Sportit dhe i ka dorëzuar. Tani në përfundim janë edhe klubet pasi FFK në krahasim me federatat tjera ka numër më të madh të klubeve  dhe klubet janë në përfundim e sipër të plotësimit të dokumentacionit. Pra nga ana e FFK janë plotësuar të gjitha dokumentet dhe jemi gati por tash qështja është te klubet ku 50 përqind e tyre janë kërkuar t’i plotësojnë dokumentacionet ku është kërkuar një numër i madh i tyre dhe ne si federatë ju kemi ndihmuar edhe klubeve ti plotësojnë ato dhe besoj që është qështje ditësh që klubet t’i plotësojnë këto dokumente që janë kërkua nga organi kompetent i Ministrisë së Kluturës, Rinisë dhe sportit dhe procesi të përfndojë”, kishte thënë Sekretari i FFK-s,ë Taulant Hodaj për Ekipi A në ATV.

    Të njëjtën gjë ditë më parë  e kishte thënë edhe Ministri, Hajrulla Çeku. Ai kishte deklaruar se qështja  e licecimit është afër por telashja është me disa klube që janë larg plotësimit të atyre dokumenteve.

    “Sa i përket një kriteri shumë të rëndësishëm, licencimit të klubeve, këtu federata e futbollit ka shumë punë dhe ne e ftojmë edhe një herë federatën që ta përshpejtojnë bashkë me klubet dorëzimin e aplikacioneve të klubeve sepse licencimi nuk e përfshinë vetëm federatën si strukturë administrative dhe menaxhuese por edhe të gjitha klubet që bëjnë pjesë në garat zyrtare të federatës”, kishte thënë ditë më parë Ministri Çeku.

    Se çfarë do të ndodhë në vazhdim mbetet për t’u parë derisa është paralajmëruar një takim i përbashkët mes klubeve, FFK-së, ministrit Çeku dhe komisionit për licencim. Aty do të dihet saktë se ku është problem dhe kur mund të licencohet Federata e Futbollit e Kosovës.  

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.