Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lojërat Mesdhetare në Prishtinë, “çmenden” në Serbi: Politika u përzie në sport, aty u shfaq Albin Kurti
    Ballina-1

    Lojërat Mesdhetare në Prishtinë, “çmenden” në Serbi: Politika u përzie në sport, aty u shfaq Albin Kurti

    08/09/2023 22:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030 – “Prishtina 2030”.

    Kështu vendosi sot Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që u mbajt në Heraklion të Greqisë.

    Nga 66 delegatë sa ishin të pranishëm, 55 votuan pro Kosovës, tetë kundër dhe tre abstenuan.

    Siç dihet, një nga vendet që ishte kundër që Kosova të fitojë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare ishte Serbia.

    Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme ia dha të drejtën Kosovës për të organizuar Lojërave Mesdhetare.

    Komiteti serb e vlerësoi si skandaloz këtë vendim, teksa sipas tyre, sot pati edhe përzierje të politikës në sport, pasi para Asamblesë së Përgjithshme u paraqit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “Në Kuvendin e sotëm pa lajmërim paraprak për delegatët është paraqitur dhe ka folur Albin Kurti. Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar ashpër dhe insistoi që vendimi për pritjen e MI 2030 të merret pas Lojërave Olimpike të vitit 2024, gjë që është praktikë në këto raste. Kryesia e ICMI-së refuzoi ta votojë këtë propozim të Serbisë dhe kështu delegatët i vuri para një fakti të kryer. Pavarësisht se kandidatët e tjerë u tërhoqën dhe përkundër presionit të madh për të marrë vendimin unanimisht, organizimi i Lojërave Mesdhetare u dha, por me kundërshtim të fortë nga përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë, me 8 vota kundër. Komiteti Olimpik i Serbisë dënon ashpër këtë lloj ndërhyrje të politikës në sport”, thuhet mes tjerash në reagimin e Komitetit Olimpik të Serbisë.

    SKANDALOZNA DODELA DOMAĆINSTVA MEDITERANSKIH IGARA 2030. PRIŠTINI uz ponovno mešanje politike u sport! ⬇️https://t.co/fen0dRTW8t

    — Team Serbia (@OKSrbije) September 8, 2023
    TË LIDHURA

    LIVE: Konferenca e Kosovës para ndeshjes me Armeninë

    05/06/2025 16:36

    “Tentuan të na vrisnin”, De Biasi për skenat e frikshme të Beogradit: Patëm fat që shpëtuam

    05/06/2025 15:54

    FSHF-ja del me sqarim publik për procesin e shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri-Serbi

    05/06/2025 14:15

    Portugalia në finale, Ronaldo edhe më afër 1000 golave

    04/06/2025 23:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.