Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lojtarët e festuan arritjen në Champions League me flamurin e Shqipërisë, mediat serbe: Lojtari serb kërkon të largohet nga Sparta e Pragës
    Ballina-1

    Lojtarët e festuan arritjen në Champions League me flamurin e Shqipërisë, mediat serbe: Lojtari serb kërkon të largohet nga Sparta e Pragës

    28/08/2024 16:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sparta e Pragës ka arritur që të kalojë në fazën e grupeve të Champions League. Një sukses i madh i ekipit çek që fitoi kundër Malmos në shtëpi me shifrat 2-0, ndërsa në ndeshjen e parë, kishte fituar me po të njëjtat shifra në transfertë.

    Te Sparta e Pragës gjenden katër lojtarë shqiptarë, Krasniqi, Rrahmani, Tuci dhe Laçi. Albion Rrahmani shënoi golin e dytë të takimit në përballjen e djeshme, duke vulosur përfundimisht fitoren dhe kalimin më tej.

    Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, katër lojtarët shqiptarë bënë së bashku një fotografi dhe festuan me flamurin kuqezi. Fotografia është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Spartës në rrjetet sociale. E gjitha kjo ka sjellë shumë komente, pasi në përshkrim shihet flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, që tregojnë origjinën e lojtarëve.

    Por sa herë që Sparta e Pragës luante më parë me ekipet serbe, i gjithë stadiumi oshëtinte me thirrjet se Kosova është pjesë e Serbisë. Tifozët e Spartës kanë pasur gjithmonë më parë këtë sjellje, në mbështetje të serbëve.

    Për këtë arsye ishin jo të pakët tifozët e Spartës që kishin disa komente negative te fotografia e shpërndarë me flamurin shqiptarë. Ndërkohë mediat serbe kanë shkuar edhe më tej deri në ekstrem. Sipas tyre, lojtari serb i Spartës, Birmancevic, dëshiron të largohet menjëherë nga skuadra pas kësaj që ka ndodhur dhe nuk është aspak i lumtur, duke marrë gjithë presionin që vjen nga Serbia për të.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.