Futboll ndërkombëtar

Lojtarët e Gjermanisë i ftojnë gratë në hotel, për t’u motivuar për ndeshjen ndaj Kosta Rikës

Lojtarët e Gjermanisë i ftojnë gratë në hotel, për t’u motivuar për ndeshjen ndaj Kosta Rikës

Lojtarët e Gjermanisë i kanë ftuar gratë dhe të dashurat e tyre në resortin e hotelit, ku po qëndrojnë për Kupën e Botës, pas barazimit me Spanjën të dielën. Gratë u lejuan të qëndronin për dy netë përpara se të largoheshin nga “Zulal Wellness Resor”t, raportoi gazeta gjermane Bild, ndërsa skuadra përgatitet për ndeshjen e

Besnik Batusha

Lojtarët e Gjermanisë i kanë ftuar gratë dhe të dashurat e tyre në resortin e hotelit, ku po qëndrojnë për Kupën e Botës, pas barazimit me Spanjën të dielën.

Gratë u lejuan të qëndronin për dy netë përpara se të largoheshin nga “Zulal Wellness Resor”t, raportoi gazeta gjermane Bild, ndërsa skuadra përgatitet për ndeshjen e tyre të fundit të Grupit E kundër Kosta Rikës të enjten.

Disa nga partneret e lojtarëve ishin në tribuna për barazimin 1-1 kundër Spanjës në stadiumin “Al Bayt”, duke përfshirë Sophia Ëeber, e dashura e Kai Havertz dhe e fejuara e portierit Kevin Trapp, Izabel Goulart.

Gjermania do të ketë një lojë tepër të rëndësishme ndaj Kosta Rikës, pasi vetëm fitorja e kualifikon në fazën e nokautit.

GjermaniaKosta Rika

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions