Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lojtari i Shtutgartit pranon të luajë për Kombëtaren e Kosovës, Ademi i dhuron fanellen e kombëtares
    Ballina-1

    Lojtari i Shtutgartit pranon të luajë për Kombëtaren e Kosovës, Ademi i dhuron fanellen e kombëtares

    24/06/2023 17:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Eliot Bujupi është afrimi më i ri i Përfaqësueses së Kosovës dhe këtë e ka konfirmuar kreu i FFK-së, Agim Ademi.

    Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, i pari i shtëpisë së futbollit kosovar bëri të ditur se sulmuesi që luan te Stuttgarti dhe që më parë pëqrfaqësoi Gjermaninë U17, tani do të jetë pjesë e Dardanëve.

    Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ademit (pa ndërhyrje):

    Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi.

    Ai është pjesë VfB Stuttgart dhe ishte anëtar i Kombëtares së Gjermanisë U17, ku u paraqit në 10 ndeshje.

    Elioti është një prej sulmuesve më përspektiv dhe golashënues i spikatur në Bundesligën U17.

    Eliotit i uroj suksese dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu.

    Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.