Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lojtari më i mirë spanjoll në histori? – Enrique e zgjedh ish-sulmuesin e njohur
    Ballina-2

    Lojtari më i mirë spanjoll në histori? – Enrique e zgjedh ish-sulmuesin e njohur

    19/11/2022 12:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Luis Enrique e ka cilësuar David Villan si lojtarin më të madh spanjoll ndonjëherë.

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës mori pjesë në një bisedë me tifozët e Spanjës në “Twitch”, që është edhe pjesë e planeve të tij për të bashkëvepruar me mbështetësit gjatë Kupës së Botës – transmeton Gazeta Express.

    Sipas “Marca”, Enrique ishte në humor të mirë gjatë bisedës me tifozët duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me përgatitjet e Spanjës.

    52-vjeçari pohoi se skuadra e tij nuk është ndër favoritët për të fituar turneun, por deklaroi se nuk kanë arsye të kenë frikë nga askush në garë.

    Ai gjithashtu këshilloi Argjentinën e Lionel Messit që të fitojë Kupën e Botës, nëse Spanja dështon në Lindjen e Mesme, teksa bëri lëvdata të veçanta për ish-sulmuesin spanjoll, David Villa.

    “Kush është lojtari më i mirë spanjoll në histori? Ne kemi pasur disa shumë të mira, por unë do të shkoja për Villan, pasi ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares”, u shpreh Enrique.

    “Ka shumë tjerë. Kubala, Raul, Butragueno, Iniesta, Quini etj”, shtoi ai.

    “Kë do të merrja nga viti 2010 në këtë ekip? Kush është më i mirë Iniesta apo Xavi? Puyol apo Pique? Meqenëse ai është nga e njëjta tokë si unë në Asturias, unë do të zgjidhja Villan për të luajtur me Moratan”, deklaroi Luis Enrique.

    Villa kryeson listën e golashënuesve të Spanjës, me 59 gola. Ai me vendin e tij u shpall kampion bote, si dhe i Evropës. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.