Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lojtari spanjoll papritur kuptoi se është princ, tani ka miliona dollarë dhe një ishull
    Ballina-2

    Lojtari spanjoll papritur kuptoi se është princ, tani ka miliona dollarë dhe një ishull

    31/01/2023 23:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jordi Amat është futbollist 30-vjeçar spanjoll që nuk është shumë i njohur në arenën ndërkombëtare. Ka luajtur për Espanyolin, Betisin, Rayo Vallecanon dhe të rinjtë e Spanjës. Një pjesë të karrierës e ka kaluar te Swansea.

    Nuk ishte ndonjë yll i madh dhe nuk ka fituar shumë nga futbolli. Por ky fakt ndryshoi brenda natës. Amat papritur kuptoi se është princ i Indonezisë dhe se ka trashëguar një ishull dhe pasuri milionëshe, shkruan index.hr.

    Amat është i lindur në periferi të Barcelonës, ndërsa prindërit e tij janë nga Katalunia. Por gjyshja e tij është nga ishulli Siau në Indonezi. Bëhet fjalë për një ishull prej rreth 160 kilometra katrorë.

    Në atë ishull jetojnë rreth 45 mijë njerëz.

    “E kam ditur që për shkak të gjyshes mund ta marrë shtetësinë e Indonezisë dhe gjithnjë më është dukur interesante për shkak të tregimeve të saj”, ka thënë Amat për “Marca”.

    Ai aktualisht luan për skuadrën nga Malajzia, Johor Darul Ta’zim. Amat, që aktivizohet në mbrojtje, në nëntor të vitit të kaluar u bë shtetas i Indonezisë.

    “U ndjeva i lehtësuar dhe isha shumë i lumtur. E di që disa futbollistëve të tjerë ai proces u zgjati deri në shtatë vjet”, thotë Amat.

    Gjyshja e tij nuk ishte qytetare e thjeshtë e Indonezisë. Futbollisti e ka kuptuar që gjyshja e tij ishte familjare e largët e mbretit të Indonezisë dhe se ishte princeshë e ishullit që është në pronësi të familjes së saj. Stërgjyshi i lojtarit ishte pronar i pjesës më të madhe të ishullit. Amat më pas e kuptoi që bëhet fjalë për pronë dhe titull që trashëgohen.

    Kjo e bën Amatin princ, ndërsa me marrjen e shtetësisë së Indonezisë janë hequr të gjitha pengesat që ai të kurorëzohet.

    Amat këtë vit ka debutuar për Indonezinë dhe tashmë i ka katër ndeshje.

    TË LIDHURA

    Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

    18/02/2026 14:26

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.