Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lorenc Trashi zgjedh kampionët e Kosovës, zbulohen detajet e kontratës me Ballkanin e Suharekës
    Ballina-1

    Lorenc Trashi zgjedh kampionët e Kosovës, zbulohen detajet e kontratës me Ballkanin e Suharekës

    16/01/2023 22:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lorenc Trashi zgjedh Ballkanin për të vijuar karrierën. Mbrojtësi 30-vjeçar i Kombëtares Shqiptare ishte i lirë prej fundit të dhjetorit, pasi i përfundoi kontrata me klubin e Al Qadsia në Kuvajt.

    Për Trashin shfaqën interes shumë skuadra, por në fund futbollisti zgjodhi kampionët e Kosovës, ku do të punojë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. SuperSport mëson se palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 1.5 vjeçare, nga e cila Trashi do të përfitojë rreth 7 mijë euro në muaj.

    Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë transferim ka luajtur edhe Nderim Nexhipi, të cilin Trashi e ka pasur shok skuadre te Partizani dhe që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Ballkani.

    Lorenc Trashi pritet të fluturojë nesër drejt Antalias, për t’u bashkuar me kampionët e Kosovës, të cilët po zhvillojnë fazën përgatitore në tokën turke.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.