Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Los Blancos” luajnë për milionat në Londër, zbulohet shifra e majme që do të përfitojë Reali në rast kualifikimi
    Ballina-1

    “Los Blancos” luajnë për milionat në Londër, zbulohet shifra e majme që do të përfitojë Reali në rast kualifikimi

    13/04/2023 12:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Reali i Madridit e ka kaluar me sukses provën e parë në Madrid përballë Çelsit. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ancelotti ka fituar me shifrat e pastra 2:0.

    Tashmë Realit të Madridit i duhet të rezistojë në 90 minutat e së martës së ardhshme në Londër për të siguruar një vend në gjysmëfinale dhe pse jo për të përsëritur gjysmëfinalen e sezonit të kaluar kundër Mançester Sitit.

    Vetë trajneri Ançeloti dhe drejtori i klubit, Emilio Butragenjo, e kanë parashikuar betejë sfidën e javës së ardhshme në “Stamford Bridge”.

    Por te Reali askush nuk e mendon dështimin, aq më shumë pas triumfit të djeshëm.

    Në Londër, Reali nuk do të luajë vetëm në planin sportiv, por kualifikimi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve vlen edhe disa miliona euro më shumë.

    Në rast kualifikimi Madridi do të përfitojë dhe 12.5 milionë euro të tjera, aq shumë të domosdoshme për operacionet e merkatos që pritet të kryejë klubi verën e ardhshme me Bellingamin, Gabi Veigën dhe Dibalën, në listën e blerjeve.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.