Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Loshaj debuton me asistim dhe fitore
    Ballina-1

    Loshaj debuton me asistim dhe fitore

    05/02/2023 15:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Reprezentuesi i Kosovës, Florian Loshaj ka debutuar me sukses te skuadra e Superligës së Turqisë, Istanbulspor.

    Istanbulspori të dielën fitoi 2:1 ndaj Alanyasporit. Ndeshja i takoi javës së 23-të të elitës turke.

    Loshaj u zyrtarizua të shtunën tek Istanbulspori, ndërsa të dielën luajti prej minutës së 43-të.

    Në minutën e 77-të, mesfushori fitoi top në gjysmën e tij të fushës dhe me pasim të gjatë e gjeti Emir Gultekinin.

    Ai shënoi gol të bukur për 2:1. Golin e parë për Istanbulsporin e shënoi Valon Ethemi në minutën e 67-të.

    Ethemi realizoi me asistim të Eduard Rrocës.

    Jetmir Topalli luajti prej minutës së 78-të, njëjtë si Sidrit Guri.

    Istanbulspori shënoi fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Tani i ka 21 pikë nga 22 ndeshje.

    Mbetet në pjesën e tabelës që dërgon në kategorinë e dytë.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.