Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lovren pensionohet nga Kombëtarja kroate, përfundoi dy herë në podiumin e Botërorit
    Ballina-2

    Lovren pensionohet nga Kombëtarja kroate, përfundoi dy herë në podiumin e Botërorit

    23/02/2023 15:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pasi e fitoi vendin e tretë në Botërorin e Katarit dhe të dytin në Kupën e Botës në Rusi, Dejan Lovren ka vendosur ta mbyllë eksperiencën e bukur me Kombëtaren kroate.

    Mbrojtësi i Lyonit e ka zbuluar vendimin e tij sot përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale.

    “Nuk ishte një vendim i lehtë, por sot i them lamtumirë Kroacisë. Kam ëndërruar gjithmonë ta vishja këtë fanellë dhe nuk do ta harroj kurrë debutimin tim në Kombëtare në vitin 2009. Në pesë vjetët e fundit i kemi shkruar kapitujt më të bukur në historinë e Kroacisë. I falënderoj të gjithë trajnerët, shokët e skuadrës dhe tifozët”, ka shkruar ish-futbollisti i Liverpoolit.

    33 vjeçari ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e kroatëve, të cilët e fituan medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë në dy Botërorët e fundit.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.