Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    LRF e Pejës shpall laureatët e vitit, Blerind Morina futbollisti më i mirë i 2023-s 
    Ballina-2

    LRF e Pejës shpall laureatët e vitit, Blerind Morina futbollisti më i mirë i 2023-s 

    10/02/2024 22:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një atmosferë të ngrohtë dhe me mysafirë të shumtë, Lidhja Rajonale e Futbollit në Pejë ka mbajtur ceremoninë e “Laureatëve të vitit 2023”. Pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme ishin edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u nderua me mirënjohje të veçantë për mbështetjen që i ka dhënë zhvillimit të futbollit në këtë regjion si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

    Në fjalën e tij, presidenti Ademi ka shprehur kënaqësinë e tij për punën e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë dhe për një vit tjetër të suksesshëm në zhvillimin e futbollit. Ai ka përgëzuar klubet dhe shkollat e futbollit të këtij regjioni për rezultatet e shkëlqyera dhe i ka inkurajuar të gjithë pjesëmarrësit të vazhdojnë punën e palodhur në promovimin dhe avancimin e futbollit.

    Gazmend Muhaxhiri, kryetari i Komunës së Pejës, ka shprehur mbështetjen e tij të vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në këtë rajon dhe ka premtuar mbështetje nga autoritetet lokale për projektet dhe ngjarjet sportive.

    Çmimi kryesor i këtij manifestimi iu dha futbollistit Blerind Morina, anëtar i KF Dukagjini. Presidenti Ademi dhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë, Avdi Gashi, ndanë këtë çmim për këtë talent të shquar.

    Me mirënjohje dhe çmime u nderuan edhe futbollistë e futbolliste të grupmoshave të ndryshme, klube e shkolla futbolli dhe trajnerë, gjyqtarë e punëtorë sportivë.

    Po ashtu, me mirënjohje u nderuan edhe FFK dhe grupi i tifozëve të Kombëtares Dardanët, të cilat i pranuan Ismail Ajeti, anëtar i KE të FFK-së dhe Lulzim Berisha, kryetar i Dardanëve.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.