Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    LRF e Prishtinës zgjodhi më të mirët e vitit 2023 
    Ballina-1

    LRF e Prishtinës zgjodhi më të mirët e vitit 2023 

    25/01/2024 16:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës (LRFP) mbajti manifestimin “Laureatët 2023”, një ngjarje kjo e veçantë ku u shpallën më të mirët e vitit në futboll nga grupmosha U-9 deri në grupmoshën U-17.

    Të pranishëm ishin edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, kryetarët e Lidhjeve tjera rajonale, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, drejtori për Sport, Granit Rugova si dhe personalitete të shquara të futbollit nga regjioni i Prishtinës.


    Presidenti Ademi përgëzoi Lidhjen Rajonale të Prishtinës për punën e shkëlqyer dhe masivitetin e saj, duke e vlerësuar si shtyllën kryesore të futbollit në vend. Ai theksoi se çdo regjion është i rëndësishëm për federatën dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet. Presidenti gjithashtu bëri të ditur për projektet e shumta të FFK-së, duke përfshirë edhe digjitalizimin.


    Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e ngushtë me FFK-në në krijimin e kushteve më të mira për futbollin. Ai njoftoi se po punohet në projektin e një stadiumi të ri për kryqytetitn dhe premtoi një tender ndërkombëtar për ndërtimin e tij.
    Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, vuri në pah se institucioni që ai përfaqëson do të vazhdojë të mbështesë futbollin dhe krijimin e kushteve të mira për komunitetin edhe gjatë këtij viti dhe në vitet pasuese.
    Kryetari i LRFP, Ismajl Ajeti, falënderoi kryetarin e FFK-së dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për futbollin dhe LRFP-në gjatë vitit 2023, derisa në shenjë respekti ndau një mirënjohje për presidentin Ademi për mbështetjen e pandalshme për këtë regjion.
    Ceremonia e ndarjes së çmimeve përfshiu nderimet për personalitetet e shquara, trajnerët dhe klubet më të suksesshme gjatë vitit 2023. Po ashtu, u shpallën lojtarët më të dalluar në grupmosha: Art Vitija (Rilindja U-9), Dion Berisha (Kurda U-11), Dardan Fazliu (Kurda U13), Omer Shala (2 Korriku U-15) dhe Aldin Xhigoli (Ardhmëria U-17).

    TË LIDHURA

    PSG fiton Superkupën e UEFA-së, mposht Tottenhamin pas penalltive

    13/08/2025 23:18

    UEFA me mesazh për Izraelin

    13/08/2025 21:32

    Ramadani: Në fushë nuk dua spektakël, dua fitore

    13/08/2025 21:08

    Ekipi polak dënohet me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

    13/08/2025 19:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.