Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Luajmë gjithmonë për fitore”, Zabaleta sqaron pse aktivizohet Strakosha dhe jo Berisha
    Ballina-2

    “Luajmë gjithmonë për fitore”, Zabaleta sqaron pse aktivizohet Strakosha dhe jo Berisha

    10/09/2023 20:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    SuperSport

    Para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë në Air Albania, në emisionin Kuq e Zi, foli ndihmësi i trajnerit Sylvinho, Pablo Zabaleta. Ky i fundit zbuloi se pse luan Strakosha nga minuta e parë dhe jo Berisha ndërsa shtoi se Shqipëria luan për të fituar edhe pse ndaj Polonisë duhet të tregohen të kujdesshëm edhe në mbrojtje.

    Pse luan Strakosha dhe jo Berisha? “Berisha nuk ka qenë mirë dje dhe deri sot pasdite, ndaj nuk luan”.

    Ndryshimi i Seferit me Uzunin? “Do të luajmë njësoj, Seferi vrapoi shumë me Çekinë, ndaj na duhej pak freski sot. Kështu vendosëm për Uzunin”.

    I druheni aspektit fizik pas asaj ndeshje me Çekinë? “Ishte një ndeshje e vështirë sepse kishim një kundërshtar fizik, por të gjithë lojtarët janë gati. Janë mirë edhe psikologjikisht sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”.

    Strategjia për të fituar ndeshjen? “Do të luajmë njësoj, luajmë në shtëpi apo jashtë, ne luajmë gjithmonë për të fituar. Duhet të jemi të organizuar në mbrojtje sepse polakët kanë kualitet dhe mund të bëjnë dëm. Pastaj duhet të bëjmë diferencën në sulm për të shënuar gol”, u shpreh Zabaleta.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.