Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Luftëtari i UFC-së dorëzohet para sëmundjes së rëndë në moshën 34-vjeçare
    Sporte tjera

    Luftëtari i UFC-së dorëzohet para sëmundjes së rëndë në moshën 34-vjeçare

    01/10/2022 01:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bota e MMA-s dhe më konkretisht UFC-ja po mban zi për vdekjen në moshën 34-vjeçare të luftëtarit kanadez, Elias Theodorou. Sportisti me origjinë greke e pati të pamundur të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë në aparatin tretës. Ai po luftonte prej vitesh për të qëndruar mes të gjallëve, por në fund u dorëzua, pasi tumori iu shpërnda në të gjithë trupin.

    Lajmin e hidhur e ka dhënë familja e të ashtuquajturit “Spartani” në rrjetet sociale.

    “Elias “Spartani” Theodorou dëgjoi për herë të fundit zilen të binte më 11 shtator 2022. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpi me familjen dhe njerëzit e tij të dashur pranë pas një beteje të ashpër me kancerin e zorrës së trashë që lëshoi metastaza. Ai është përballur si luftëtar i vërtetë me kancerin dhe e ka jetuar jetën e tij me shumë optimizëm. Është e pamundur të ndalesh te të gjitha arritjet e tij në një postim të vetëm.”

    Familja e luftëtarit u ka kërkuar të gjithë atyre që duan të shprehin ngushëllimet e tyre që në vend të luleve të dhurojnë diçka te fondacionet e krijuara nga Elias Theodorou në mënyrë që të ruhet trashëgimia e tij.

    Theodorou Foundation dhe Higher Access u themeluan për të ndihmuar njerëzit, që nuk kishin mundësitë financiare të Elias, që të thyejnë barrierat për të hyrë në kujdesin spitalor dhe përdorur kanabisin terapeutik.

    TË LIDHURA

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49

    MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

    20/05/2025 18:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.