Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Luhet derbi i Anamoravës: Të gjitha përballjet e pasluftës mes Gjilanit dhe Dritës në kampionat, kupë dhe ndeshje miqësore
    Ballina-2

    Luhet derbi i Anamoravës: Të gjitha përballjet e pasluftës mes Gjilanit dhe Dritës në kampionat, kupë dhe ndeshje miqësore

    10/11/2022 11:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Është koha për derbin e qytetit të Gjilanit, apo derbin që ngjall interesimin më të madh në futbollin kosovar mes Gjilani dhe Dritës.

    Dy skuadrat e qytetit Drita dhe Gjilani sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.

    Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, stadium që nuk i plotëson kushtet për të pasur numër të madh të tifozëve.

    Ndeshja e sotme është e 43-ta kampionale mes dy skuadrave, që kanë zhvilluar edhe shtatë përballje në Kupën e Kosovës.

    Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale, ku ka marrë 15 fitore, 14 herë kanë përfunduar ndeshjet pa fitues dhe 12 fitore ka Gjilani.

    Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës:

    – 1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
    – 2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rezultat zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luante);
    – 2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
    – 2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
    – 2003/04: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani bojkotoi Superligën;
    – 2004/05: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani ishte në ligen e parë;
    – 2005/06: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
    – 2006/07: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
    – 2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
    – 2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
    – 2009/10: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligen e parë;
    – 2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
    – 2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2
    – 2012/13: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
    – 2013/14: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
    – 2014/15: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
    – 2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
    – 2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
    – 2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1
    – 2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 3-1, Gjilani – Drita 0-0
    – 2019/20: Gjilani – Drita 0-1, Drita – Gjilani 2-0, Drita – Gjilani 0-2
    – 2020/21: Drita – Gjilani 0-0, Gjilani – Drita 2-3, Drita – Gjilani 2-0, Gjilani – Drita 1-1
    – 2021/22: Drita – Gjilani 0-2, Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0
    – 2022/23: Drita – Gjilani 4-0.

    Ndeshjet mes dy skuadrave në kampionat:

    Drita: 15 fitore
    Gjilani: 12 fitore
    Barazime: 14 ndeshje

    Dy ekipet rivale të qytetit të Gjilanit janë përballur edhe në kuadër të Kupës së Kosovës, ku edhe aty bilanc më të mirë ka Drita.

    Përballja e parë në Kupë ishte në ndeshjen gjysmëfinale të edicionit 1999/2000, ku Drita fitoi me rezultat 1-0.

    Rivalët e qytetit kanë luajtur në kuadër të Kupës së Kosovës edhe një finale, atë të edicionit 2000/2001, ku koha e rregullt përfundoi 1-1, derisa Drita pas penalltive fitoi 6-7 dhe mori trofeun e Kupës.

    Në total dy ekipet janë përballur shtatë herë në garat e Kupës së Kosovës, ku pesë fitore kanë bardhekaltërtit dhe dy të tjera kuqebardhët.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.