Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Luis Enrique është një ekspert në ‘Fantasy La Liga’, ai zbulon formacionin me Vedat Muriqin në krye të sulmitP
    Ballina-2

    Luis Enrique është një ekspert në ‘Fantasy La Liga’, ai zbulon formacionin me Vedat Muriqin në krye të sulmitP

    26/11/2022 12:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Luis Enrique është një nga trajnerët më të mirë në botë padyshim, por edhe më i dashuri nga tifozët e futbollit pasi ai ka komunikim të vazhdueshëm me ta.

    Trajneri i Përfaqësueses spanjolle shpesh herë futet ‘live’ në ‘Twitch’ për të biseduar me tifozët rreth temave të ndryshme.

    Ai i tregoi tifozëve se është një përdorues i rregullt i ‘Fantasy La Liga’, madje nuk ngurroi për t’i treguar edhe lojtarët që ka në formacion.

    “Është një moment i mrekullueshëm për të folur për këtë sepse unë jam duke udhëhequr, tregojuni atyre se çfarë ekipi të madh kam”, i tha Enrique  trajnerit fizik Rafael Pol që e kishte mysafir në ‘Twitch’.

    Por duket se forma fantastike e Vedat Muriqit në La Liga nuk ka shkuar pa u vënë re nga Luis Enrique me tetë golat në 12 ndeshje nga sulmuesi kosovar.

    Trajneri i ‘La Roya’ në formacionin e tij ka përfshirë Muriqin pasi përpos sulmuesit prizrenas në sulm ka edhe Iago Aspas, Robert Lewandowskin dhe anësorin e Real Madrid, Rodrygo.

    Ndërkohë sa i përket trajnerit, Enrique ka në ekipin e tij mikun dhe ish-bashkëlojtarin, Xavi Hernandez.

    Për reprezentuesin kosovar ky është një vlerësim jashtëzakonisht i lartë që është përfshirë në formacionin e Luis Enriques, përkundër që është vetëm një lojë.

    Gjithsesi trajneri spanjoll ka vlerësuar paraqitjet fantastike të Vedatit me Mallorcan duke e marrë në ‘Fantasy La Liga’.

    😮¡VER PARA CREER!😮

    😳LUIS ENRIQUE enseña su equipo de @FantasyLaLiga… ¡𝐲 𝐭𝐢𝐞𝐧𝐞 𝐚 𝐀𝐒𝐏𝐀𝐒!

    👉El gallego no ha ido convocado con España ni una sola vez con él de seleccionador. pic.twitter.com/PAAtdAK7Ms

    — El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) November 25, 2022
    TË LIDHURA

    Dëshpëron Shqipëria, lëshon pikë të rëndësishme

    10/06/2025 22:43

    VIDEO | Barazon Letonia

    10/06/2025 21:39

    Formacionet zyrtare, Letoni – Shqipëri: Sylvinho me tri ndryshime nga ndeshja e fundit, Manaj kapiten

    10/06/2025 19:32

    Llapi njofton për largimin e Hamdi Namanit

    10/06/2025 19:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.