Pas zërave të një dite më parë se trajneri Luis Enrique mund të lërë ekipin e PSG, ka ardhur reagimi i parë nga spanjolli. Përmes rrjeteve sociale, ai ka postuar dy foto nga puna e tij e përditshme me skuadrën pariziene.
Në foton e parë, ai duket i ulur mbi një top në mesin e fushës. Ndërsa në foton e dytë ai është duke bashkëbiseduar me stafin e tij. kjo foto është e shoqëruar edhe nga një koment:
“Të gjithë për një, një për të gjithë”.
Pra, duket se retë e zeza të shfaqura një ditë më parë janë larguar dhe se puna vijon normalisht te skuadra pariziene. Duket se një epokë e re do të nisë te PSG, që së fundi po mbyll marrëveshjen për të sjellë në Paris sulmuesin potruges Gonçalo Ramos.
Hipoteza e ngritur në mediat franceze se problemet e krijuara në klub në lidhje me çështjen Mbappe janë hedhur poshtë nga këto mesazhe të Luis Enrique. Ai është i përqendruar te fusha, ku pret të thotë fjalën me lojtarët e tij.