Futboll ndërkombëtar

Luis Enrique në mesin e kandidatëve, mund ta sjellë edhe Gavin në Chelsea

Luis Enrique në mesin e kandidatëve, mund ta sjellë edhe Gavin në Chelsea

Chelsea i ka idetë e qarta sa i përket trajnerit të ardhshëm. “Blues” duket se janë të përcaktuar që ta sjellin në Londër trajnerin Luis Enrique. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”. Përkundër zhgënjimit që nuk u arrit marrëveshja në ditët e kaluara, ish-trajneri i Romës dhe i Barcelonës mbetet njëri prej

Besnik Batusha

Chelsea i ka idetë e qarta sa i përket trajnerit të ardhshëm.

“Blues” duket se janë të përcaktuar që ta sjellin në Londër trajnerin Luis Enrique.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”.

Përkundër zhgënjimit që nuk u arrit marrëveshja në ditët e kaluara, ish-trajneri i Romës dhe i Barcelonës mbetet njëri prej kandidatëve favoritë për ta pasur Frank Lampardin në bankinën e klubit londinez duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Enrique pëlqehet nga “Të Kaltrit” edhe për faktin se mund të ndihmojë në sjelljen në “Stamford Bridge” të super-talentit Gavi, i cili mund ta lë Barcelonën pasi iu zhvlerësua kontrata, për të përfunduar në Londër.

Mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë tek “Blues” në muajt në vazhdim pasi ky ekip po kalon momente aspak të lakmueshme, përkundër shpenzimeve monstuoze të bëra në janar.

ChelseaLuis Enrique

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions