Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Luis Figo: Napoli është i rrezikshëm, por në fund fiton Interi
    Ballina-2

    Luis Figo: Napoli është i rrezikshëm, por në fund fiton Interi

    31/10/2024 11:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pavarësisht nisjes aspak të mirë që ka bërë Interi në kampionatin italian, Luis Figo mendon se zikaltrit janë skuadra më e fortë dhe do të triumfojnë në fund. Megjithatë ai shpjegon që Napoli mund të favorizohet nga fakti që ka vetëm një kompeticion. Për “Topin e Artë” ishin në Paris edhe 3 interistë, Çalhanoglu, Lautaro dhe Zomer…

    Unë vazhdoj të ndjek me shumë vëmendje dhe interes futbollin italian. Më duket i gjallë dhe në një moment pozitiv. Dhe Interi im është gjithmonë dhe më i fortë. Kjo më bën të lumtur. Zikaltrit janë gjithmonë skuadra në zemrën time.

    Çfarë kampionati do të jetë ky i këtij sezoni?

    Nuk mendoj se do të jetë shumë ndryshe nga vitet e tjera, edhe pse vlera e skuadrave nuk ka ndryshuar shumë. Forca e Interit është dukshme nga të gjithë dhe është skuadra që ka dominuar në vitet e fundit. Napoli gjithashtu e ka nisur shumë mirë dhe po bën një sezon të shkëlqyer. Por të shohim se ku do të shkojnë Juventusi dhe Milani.

    A vazhdon Interi të jetë skuadra për t’u mundur?

    Duke parë vitet e fundit mendoj që po. Edhe sot për sot është skuadra më e kompletuar se të gjitha. Shpresoj që ta rifitojnë topin.

    Po fakti që nuk ka kupa, mund të ndihmojë këtë Napoli që të shkojë deri në fund?

    Ky është një aspekt që sigurisht mund ta ndihmojë skuadrën e Kontes. Lodhja është një arsye e rëndësishme që herët a vonë këmbët të rëndojnë, por mendoj që Interi do të fitojë.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.