Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Luka Modriq largohet nga Real Madridi, numrin e tij do ta marrë Mbappe
    Ballina-1

    Luka Modriq largohet nga Real Madridi, numrin e tij do ta marrë Mbappe

    14/05/2024 18:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madrid dhe Luka Modriq do të ndajnë rrugët e tyre këtë verë, pas 12 vjetëve.

    Sipas raportimeve të fundit nga kryeqyteti spanjoll, është klubi që dëshiron t’i japë fund bashkëpunimit me veteranin e mesfushës.

    Pas një sezoni në të cilin Modric e pa rolin e tij të reduktuar, kryesisht duke luajtur si zëvendësues, shumë kishin dyshuar se mund të ishte ai që i jep fund bashkëpunimit, për të kërkuar një pozicion më të rëndësishëm te një ekip.

    Megjithatë, sipas asaj që ka raportuar “Relevo”, Real Madridi ka vendosur që të mos i ofrojë kroatit kontratë të re.

    Kontrata aktuale e ish-mesfushorit të Tottenham Hotspur skadon më 30 qershor të këtij viti.

    Te gjiganti spanjoll thuhet që besojnë se tani është kohë që lojtarët më të rinj të vazhdojnë zhvillimin e tyre.

    Gjithashtu Modric është gjithashtu një prej atyre që paguhet më së larti dhe me ardhjen e Kylian Mbappes, ulja e faturës së pagave duket e rëndësishme, megjithëse ky nuk është faktori vendimtar.

    Në anën tjetër, 38-vjeçari thuhet është i gatshëm të bëjë përpjekje për të ulur pagën e tij dhe për të qëndruar në klub, por vendimi pak a shumë besohet se është marrë tashmë.

    Luka Modric iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 dhe i bëri vend emrit të tij në librat e historisë së klubit.

    Produkti i klubit të Dinamo Zagrebit ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 86 asistime në 531 paraqitje në të gjitha garat deri tash.

    Modric ka fituar pesë Liga të Kampionëve, katër tituj kampioni të La Ligas, katër Kupa të Botës për Klube, katër Superkupa Evropiane, pesë Superkupa të Spanjës e dhe dy Kupa të Mbretit. Ai gjithashtu është fitues i “Topit të Artë”.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.