Futboll ndërkombëtar

Lukaku do të kthehet te Chelsea në verë

Lukaku do të kthehet te Chelsea në verë

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Moratta, ka thënë se sulmuesi i huazuar Romelu Lukaku do të kthehet në Chelsea gjatë verës, pavarësisht se ai dëshiron të qëndroj në Milano. “Në qershor ai do të kthehet në Chelsea dhe më pas do të jetë një skenar i ri para nesh. Ne do të shohim se çfarë

Besnik Batusha

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Moratta, ka thënë se sulmuesi i huazuar Romelu Lukaku do të kthehet në Chelsea gjatë verës, pavarësisht se ai dëshiron të qëndroj në Milano.

“Në qershor ai do të kthehet në Chelsea dhe më pas do të jetë një skenar i ri para nesh. Ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ai dëshiron të qëndroj, kështu që duke ditur se çfarë dëshiron, ne do të shohim nëse do të mund të hyjmë në negociata dhe të rikthejmë në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Moratta.

Sulmuesi 29-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Në edicionin aktual në Serie A, Lukaku me fanellën e Interit ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim. Ai është larg pritjeve që ka Interi.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions