Sonte nga ora 20:00 Kombëtarja e Zvicrës zbret në fushë për një duel tejet të rëndësishëm në Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan GazetaSport.info.
Fituesi ecë tutje derisa helvetikëve i duhet edhe një barazim për të mbetur në Katar, megjithatë, ky duel tashmë ka kaluar edhe përmasat e një ndeshjeje futbollit. Tek Zvicra luajnë dy shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri dhe i gjithë fokusi është aty, derisa të gjithë shqiptarët janë në mbështetje të tyre për të ecur tutje.
Kryetari i Dardanëve ka sjellë një mesazh emocionues para këtij dueli derisa ka ftuar të gjithë të shkojnë në fanclubin e Dardanëve për t’i mbështetur maksimalisht Xhakën e Shaqirin.
Postimi i plotë i Lulëzim Berishës:
Sonte, luajnë Xhaka e Shaqiri kundër kombëtares së një vendi që ka prodhuar gjenocid, gjakderdhje, masakra e pabesi në trojet shqiptare në mbi një shekull e gjysmë.
Për këtë arsye të gjithë shpresojmë te dy shqiptarët tonë Xhaka dhe Shaqiri që t’i shporrin edhe një herë prej faqës së dheut në Kupën e Botës këta ndytësira.
Ju ftojmë në fanclubin e Dardanëve për ta ndjekur këtë ndeshje, në përpjekje maksimale për Xhakën dhe Shaqirin.
Besa, besë! 🇽🇰. /GazetaSport.info