Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lyoni bie në ligën e dytë
    Ballina-2

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi ikonik francez Olympique Lyon ka rënë zyrtarisht në Ligue 2, pas shqyrtimit të aplikimit të klubit nga Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit (DNCG), organ rregullator financiar i futbollit profesionist në Francë, shkruan L’Equipe.

    Presidenti i klubit, John Textor, dhe drejtori i futbollit, Mickael Gerlinger, u intervistuan këtë të martë nga DNCG-ja në përpjekje për të shmangur këtë skenarë që ishte vendosur më 15 nëntor. Por tashmë, DNCG-ja ka konfirmuar vendimin për ta zbritur Lyonin në kategorinë e dytë.

    Lyoni në dimër u pezullua për shkak të mungesës së garancive financiare të kërkuara nga autoritetet e futbollit profesionist dhe borxhit prej 175 milionë eurosh. Vendimi i tanishëm e bën këtë pezullim të përhershëm, të paktën për momentin.

    Vetëm katër ditë para këtij vendimi, pronari i klubit, John Textor, ishte shprehur me besim për situatën financiare të klubit, pas fitores së Botafogo (klub tjetër nën pronësinë e tij) ndaj Paris Saint-Germainit.

    “Kemi bërë disa investime javët e fundit. Gjithçka është në rregull financiarisht”, ka thënë ai.

    Por duket se realiteti është shumë më i ndërlikuar sesa pretendimet e Textorit.

    Megjithatë, Lyoni ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi, dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrijë ta ndryshojë vendimin.

    Lyoni është në elitën franceze prej vitit 1989. Është prej klubeve më të suksesshme.

    TË LIDHURA

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31

    Daja me Dinamo Cityn mposhtin thellë Ballkanin në miqësore

    24/06/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.