Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Madhështore/ Krejt stadiumi i Napolit e thërret emrin e Rrahmanit
    Ballina-1

    Madhështore/ Krejt stadiumi i Napolit e thërret emrin e Rrahmanit

    12/03/2023 12:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Amir Rrahmani ishte protagonist mbrëmë në fitoren e Napolit ndaj Atalantas në Serie A.

    Përpos që shfaqi stabilitet në mbrojtje, futbollisti kosovar ia doli të shënonte edhe gol në fitoren 2:0 ndaj Atalantas.

    Përfaqësuesi kosovar realizoi me kokë në minutën e 77-të pasi e mori një top nga Elif Elmas, derisa paraprakisht në minutën e 60-të kishte realizuar Kvaratskhelia, shkruan “Gazeta Express”.

    Goli i ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit dhe Veronës i gëzoi tej mase tifozët napolitanë pasi ishte edhe gol i qetësisë dhe i tri pikëve të mëdha.

    E spikeri i stadiumit e përmendi si tradicionalisht tashmë emrin e lojtarit që shënon gol, në këtë rast “Amir”, kurse krejt stadiumi brohorisnin disa herë “Rrahmani”.

    Napoli po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali, ndërsa njëri prej më meritorëve për këtë sukses të jashtëzakonshëm që po vjen është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.