Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese
    Ballina-1

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Noni Madueke sapo ka konfirmuar kalimin nga Chelsea te Arsenali, përmes një letër lamtumirëse emocionuese drejtuar klubit, stafit, shokëve të ekipit dhe tifozëve të bluve.

    Në letrën e tij, anësori anglez shprehu falënderime të thella për periudhën e tij tre-vjeçare te “Blutë e Londrës”.

    “Dua të falënderoj çdo anëtar të stafit që më ndihmoi në këtë udhëtim, shokët e mi të ekipit për gjithçka, me të cilët arritëm shumë këtë sezon, dhe trajnerin Enzo Maresca për mundësinë dhe përpjekjet për ta përmirësuar mua si lojtar dhe si person”, shkroi Madueke.

    Ai shtoi se largohet me dashuri dhe admirim, duke mos harruar as tifozët: “Faleminderit për dashurinë, lavdërimet edhe kritikën, e vlerësoj gjithçka”.

    Ky lamtumirë vjen pas 91 paraqitjeve me Chelsean, ku shënoi 11 gola dhe dha 5 asistime, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme.

    Letra ka prekur zemrat e shumë tifozëve, duke shënuar fundin e një kapitulli dhe fillimin e një sfide të re te Arsenali, ku pritet të kontribuojë në objektivat e “Topçinjve” për sezonin 2025-26.

    TË LIDHURA

    UEFA gjobit rëndë skuadrën serbe Zvezdën, pati thirrje anti-Kosovë

    29/10/2025 14:10

    Robinho flet nga burgu, rrëfen realitetin e tij si një i burgosur i zakonshëm

    29/10/2025 12:08

    Napoli, një gol për tri pikë te Lecce

    28/10/2025 21:58

    Muriqi: Dua të pensionohem te Mallorca, dhe pastaj të hap biznese në këtë vend

    28/10/2025 21:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.