Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Malazezi që luajti te SC Gjilani gjen klub në Serbi, por federata serbe nuk e regjistroi si futbollist
    Ballina-2

    Malazezi që luajti te SC Gjilani gjen klub në Serbi, por federata serbe nuk e regjistroi si futbollist

    01/10/2025 18:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi malazez që së fundmi kam luajtur te SC Gjilani, Marko Roganovic duhej të luante për ekipin ambicioz të divizionit të dytë nga Serbia, Dubocica, por transferimi dështoi në minutën e fundit, edhe pse ai ishte stërvitur intensivisht me ekipin nga Leskovci.

    Çfarë ndodhi? “Problemi” është klubi i mëparshëm për të cilin ai luajti – Gjilani nga Kosova, shkruan mediumi malazez Vjesti.

    “Madje nënshkrova një kontratë për Dubocicën, por kur u desh të më regjistronin – nuk kishte certifikatën e nevojshme”, deklaroi 26-vjeçari Roganovic.

     Marko Roganovic, sa ishte pjesë e SC Gjilanit

    Mbrojtësi ka shpjeguar procedurën dhe vështirësitë që ka pasur me Federatën Serbe të Futbollit, shkaku i një fletë-lëshimi.

    “Më thanë se isha lojtari i parë që duhej të transferohej nga një klub në Kosovë në një klub në Serbi. Që transferimi të realizohet, Federata Serbe e Futbollit duhet të kërkojë një certifikatë nga Federata e Futbollit e Kosovës, është fjalë për fjalë një formalitet dhe bëhet gjatë çdo transferimi, por kur u desh ta kërkonin, e gjetën veten në vështirësi, sepse Serbia nuk e njeh Kosovën, as asnjë institucion, madje as ato të futbollit”, thotë 29-vjeçari Roganovic.

    Mbrojtësi cili ka luajtur më parë për Buducnost, OFK Titograd, Laçin dhe Uta Aradin tregon se çfarë u mendua të veprohej pas dështimit të transferimit direkt.

     Roganovic te Laçi

    “Federata Serbe e Futbollit nuk dinte çfarë të bënte – opsioni ishte që unë të regjistrohesha për një klub tjetër, në një federatë tjetër, dhe pastaj ata të më kthenin, por duket se kjo nuk mund të përfundojë në një afat kalimtar, as nuk donim që unë të rrezikoja një pezullim nga FIFA”, thekson Roganovic.

    FIFA, megjithatë, e njeh Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ndoshta mund ta “rregullojë” të gjithë çështjen.

    “Kjo është tashmë një procedurë, dhe gjithsesi ka kaluar shumë kohë, është tashmë tetor. Ndoshta do të pres deri në dhjetor, ndoshta do të shfaqet një klub i ri, dhe ndoshta atëherë do të jem në gjendje të regjistrohem për Dubocicën”.

     Marko Roganovic te UTA Arad në Rumani

    “Më pëlqeu shumë Leskovci, një stadium i ri, një klub ambicioz që dëshiron të avancojë në elitë, madje u zhvendosa atje me familjen time, por na u desh të ktheheshim dhe të prisnim edhe pak”, përfundon mbrojtësi malazezi. 

    TË LIDHURA

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59

    Pas fitores në derbi, Xhaka kërkon më shumë respekt për Sunderlandin

    14/12/2025 21:56

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.