Malisheva ka shënuar tjetër fitore në Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva të shtunën mbrëma e mposhti Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të.
Kapiteni Dreni Kryeziu e realizoi golin e parë në minutën e 35-të.
Për 2:0 shënoi Rimal Haxhiu në minutën e 52-të.
Për Malishevën ishte fitorja e tetë këtë edicion, krahas dy barazimeve dhe një humbjeje. Vazhdon të jetë lidere me 26 pikë.
Drenica mbetet në pozitën e shtatë me 11 pikë.
