Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Malisheva merr fitore të madhe në udhëtim te Drita
    Ballina-2

    Malisheva merr fitore të madhe në udhëtim te Drita

    16/12/2023 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Malisheva ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Drita me rezultat 1-2.

    Drita kaloi në epërsi vetëm pas pesë minutash lojë, kur harkimin e Bensik Krasniqit e shfrytëzoi mirë Blerim Krasniqi që realizoi me kokë për 1-0.

    Blerim Krasniqi pati një rast të mirë shënimi në minutën e 12-të, por goditja e tij u prit nga Ozdogan.

    E në minutën e 17-të mysafirët barazuan shifrat në 1-1, kur pas një gabimi në mbrojtjen vendase Drilon Hazrollaj realizoi për të barazuar rezultatin.

    Drita krijoi raste të tjera shënimi, por ishin mysafirët që realizuan sërish. Në minutën e 45-të Altin Aliu në kundërsulm realizoi për 1-2 pas asistimit nga Drilon Hazrollaj.

    Edhe në pjesën e dytë Drita ishte ajo që sulmonte më shumë, derisa mysafirët tentonin përmes kundërsulmeve të realizonin.

    Gjilanasit kriuan raste të mira me Baftiun, Prapashticën e Jasharin, por pa arritur të thyenin mbrojtjen e Malishevës dhe portierin Ozdogan që bënte mrekulli me pritjet e tij.

    Blerim Krasniqi goditi shtyllën në minutën e 92-të dhe ky ishte rasti i fundit në këtë ndeshje.

    Kësisoj Malisheva mori tre pikë të mëdha në këtë duel duke e mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e katërt me 29 pikë, dy më pak se Drita që zë vendin e dytë.

    TË LIDHURA

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.