Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Malisheva mposhtet nga Vikingur në “Fadil Vokrri”
    Ballina-1

    Malisheva mposhtet nga Vikingur në “Fadil Vokrri”

    10/07/2025 22:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Malisheva e ka nisur me humbje minimale 1-0 aventurën e saj të dytë evropiane, në ndeshjen e parë ndaj Vikingur Reykjavik, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Skuadra e trajnerit Bekim Isufi pati një paraqitje dinjitoze, por u ndëshkua në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Nikolaj Hansen realizoi me kokë pas një harkimi nga goditja e lirë (45+1′). Gjatësia dhe përvoja e islandezëve u bë faktor në një moment vendimtar.

    Pjesa e dytë solli më shumë rrezikshmëri nga Malisheva. Altin Aliu, Valmir Veliu, Donart Vitija dhe Laurent Xhylani kishin tentime për të barazuar, por mungoi konkretizimi.

    Në mbrojtje, Dreni Kryeziu dhe Agon Xhaka shmangën disa rreziqe të mëdha, ndërsa portieri Ilir Avdyli bëri disa pritje vendimtare.

    Ishte një përballje me pak fat për ekipin kosovar, i cili nuk shfrytëzoi rastet, ndërsa mysafirët treguan efikasitet.

    Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Islandë, ku Malisheva do të kërkojë përmbysjen dhe kalimin tutje në Ligën e Konferencës.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.