Sulmuesi Ledian Krasniqi i është bashkuar skuadrës së Malishevës.
Krasniqi së fundmi ishte pjesë e klubit nga Republika e Çekisë, Pribram.
“Konfirmojmë transferimin e Ledian Krasniqit nga klubi Pribram i Republikës së Çekisë. Lediani është talent i ri dhe me potencial, ne jemi të bindur se ai do të sjellë një ndikim të rëndësishëm në ekipin tonë dhe do të kontribuojë në suksesin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Malisheva të premten.
20-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Hamsik Academy dhe ka luajtur edhe për Prishtinën U19.