Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Malisheva shënon fitoren më të thellë këtë sezon, mposht në udhëtim Ferizajn 6-0
    Ballina-2

    Malisheva shënon fitoren më të thellë këtë sezon, mposht në udhëtim Ferizajn 6-0

    19/10/2022 16:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Malishevës ka shënuar fitoren më të thellë të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës. Malisheva të mërkurën gjatë ditës ka mposhtur skuadrën e Ferizajt në udhëtim, me rezultatin 6:0. Ishte edhe fitorja e parë e trajnerit të ri të malishevasve, Sami Sermaxhaj. Ndërkohë, Ferizaj, vazhdon me krizë të rezultateve. I gjithë 90 minutëshi i takoi vizitorëve, të cilët në të dyja pjesët realizuan nga tre gola.

    Në pjesën e parë shënuan Bleart Tolaj, Ilir Mustafa dhe Agon Xhaka. Pas përfundimit të pjesës së parë, pati tollovi mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Me të nisur pjesa e dytë, Malisheva shënoi dy gola të shpejtë nëpërmjet Ronald SoboWales, në minutën e 48-të dhe të 50-të. Ndërkohë, golin e fundit në ballafaqim e realizoi Fiton Hajdari. Hajdarit goli iu pranua vetëm pas rishikimit të situatës në sistemin VAR.

    Për trajnerin e ri të Ferizajt, Andrej Panadiq, ishte disfata e dytë rresht në Superligë. Ferizaj mbetet në kuotën e tetë pikëve në vendin e fundit, pas 12 xhirove të luajtura. Malisheva ngjitet në vendin e shtatë me 11 pikë pas 12 ndeshjeve të luajtura.

    TË LIDHURA

    Rikthehet Liga e Kampionëve, super përballje na presin sonte

    09/12/2025 12:47

    Rashica me Beshiktashin ndalen në barazim

    08/12/2025 21:23

    Salah lihet jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen ndaj Interit

    08/12/2025 19:31

    Miran Ademi ishte caku i radhës i kryetarit të UKSHFZ Feti Demoli që takoi në vazhdën e zbulimit të talenteve të ri në futboll

    08/12/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.