Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Malisheva zyrtarizon talentin e Ballkanit
    Ballina-1

    Malisheva zyrtarizon talentin e Ballkanit

    09/08/2025 17:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Malishevës të shtunën e ka zyrtarizuar futbollistin e talentuar, Krenar Dulajn. Qendërsulmuesi te Malisheva është transferuar nga nënkampioni i Kosovës, Ballkani. Ai edicionin e kaluar ishte i huazuar për gjashtë muaj te KEK-u. 

    Me Përfaqësuesen U19 të Kosovës ka dy gola të realizuar.

    “Jam shumë i lumtur që iu bashkova klubit dhe do ta vesh këtë fanellë. Malisheva ka dëshmuar se iu beson futbollistëve të rinj, andaj kam ardhur këtu për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat dhe për të vazhduar të rritem si futbollist. Njerëzit dhe tifozët këtu janë shumë mikpritës. Mezi pres të paraqitem në fushë”, është shprehur 19-vjeçari.

    Malisheva në afatin kalimtar të kësaj vere ka transferuar edhe disa futbollistë si Samuel Opeh, Omer Bajraktarin e Xhemajl Ibishin.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.