Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mallorca e mbyll sezonin me fitore, Vedat Muriqi me 15 gola
    Ballina-2

    Mallorca e mbyll sezonin me fitore, Vedat Muriqi me 15 gola

    04/06/2023 20:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mallorca e ka mbyllur me fitore sezonin 2022/23 në La Liga.

    Në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të dhe të fundit, skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre mposhti Rayo Vallecanon.

    Mallorca fitoi si vendase me rezultatin e pastër 3:0. Në këtë përballje kontribuoi me gol Vedat Muriqi.

    Sulmuesi kosovar, i cili luajti për 77 minuta, ishte autor i golit të parë të shënuar në minutën e 51-të.

    Për Muriqin ishte ky goli i tij i 15-të për këtë sezon, me ç’rast ai ia del të renditet si një prej golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit spanjoll. Ai ka edhe tre asistime.

    Golat tjerë për fitoren e “Piratëve” u shënuan Jose Copete (71’) dhe Angel Rodriguez (90+4’).

    Mallorca e mbyll sezonin me 50 pikë të grumbulluara dhe në pozitën e nëntë.

    Rayo Vallecano renditet dy pozita më poshtë me një pikë më pak. 

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.