Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mallorca heq dorë nga ankesa për Muriqin
    Ballina-1

    Mallorca heq dorë nga ankesa për Muriqin

    07/03/2023 14:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi spanjoll po planifikonte të ankohej për kartonin e verdhë që e mori sulmuesi kosovar ndaj Elches, por që ishullorët panë pak mundësi që të ndryshonte diçka.

    Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Real Sociedadit në fundjavë pasi i ka marrë pesë kartonë të verdhë.

    Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të pasi e ndali një top me dorën e shtrirë.

    Kështu, 28 vjeçari do të mungojë në ndeshjen që do të luhet të dielën në “Son Moix”.

    “Pirati” i ka munguar deri tash Mallorcës në tri ndeshje dhe në të tria rastet ky ekip ka pësuar humbje.

    Kjo e konfirmon faktin se Mallorca nuk mund të jetojë pa Muriqin dhe trajneri Javier Aguirre frikësohet se i njëjti “fat” mund ta ndjek ekipin e tij edhe në duel me Sociedadin.

    Vedat Muriqi i ka realizuar 10 gola në këtë sezon me Mallorcan dhe është lojtari kryesor i ekipit.

    TË LIDHURA

    Salvatore Foti, i njohur si “hija” e Jose Mourinhos, tregon historinë e tij: “Dy finalet e Romës, për Budapestin nuk fjeta 20 ditë!”…

    25/06/2025 15:56

    Ismet Munishi e “palon” Amir Rrahmanin në lidhje me gazetarët e sportit në Kosovë

    25/06/2025 09:05

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.