Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mallorca s’do të fitonte shumë para nëse e shet Muriqin
    Ballina-1

    Mallorca s’do të fitonte shumë para nëse e shet Muriqin

    15/05/2023 16:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi po luan me sukses në fanellën e Mallorcas në sezonin e tij të dytë.

    Në të parin ishte i huazuar nga Lazio, ndërsa gjatë verës së kaluar klubi ishullor spanjoll e bleu kartonin e tij dhe “Pirati” po ia shpaguan këtij klubi çdo cent të shpenzuar për të.

    Sulmuesi kosovar i ka realizuar 13 gola në La Liga këtë sezon dhe i ka dhuruar edhe tre asistime.

    Kjo ka bërë që të spekulohet për interesimin e klubeve më të njohura se Mallorca për shërbimet e tij.

    Por, mediumi spanjoll “El Gol Digital” shkruan se klubit të La Ligas nuk i konvenon ta shesë përfaqësuesin kosovar, përcjell “Gazeta Express”.

    Kjo për faktin se në marrëveshje me Lazion është vendosur që për një shitje eventuale të Muriqit, klubi italian t’i marrë 45 për qind të fitimit.

    Kjo i bie që Mallorcës do t’i mbeteshin vetëm 55 për qind.

    Më saktësisht, nëse klubi spanjoll e shet Muriqin për 20 milionë euro, maksimumi që mund ta shesë, klubit ishullor do t’i takonin pak më shumë se 10 milionë euro.

    Prandaj, Mallorca do të mundohet ta shijojë kontributin e prizrenasit sa më gjatë të jetë e mundur, mundësisht deri në përfundim të kontratës.

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.