Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Malouda: Chelsea mund të nënshkruajë Mbappe – gjithçka është e mundur
    Futboll ndërkombëtar

    Malouda: Chelsea mund të nënshkruajë Mbappe – gjithçka është e mundur

    11/03/2023 21:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-anësori i Chelseat, Florent Malouda është i bindur se ish-klubi i tij mund të nënshkruajë me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

    Malouda beson se Mbappe mund të përfundojë në Chelsea duke pasur parasysh politikën e tyre të shpenzimeve të mëdha në transferimin e lojtarëve.

    “Unë do të doja të shihja Chelsean duke nënshkruar me Kylian Mbappe, mendoj se ne duhet të shkojmë për lojtarët më të mirë, si Mbappe. Sidomos kur shoh sa shpenzojmë për të tjerët”, ka thënë fillimisht Mbappe për DAZN.

    “Kjo varet nga vullneti i tij për të ardhur në klub, por ne duhet të shkojmë për lojtarë të mëdhenj si ai dhe të ndërtojmë një ekip rreth tij”.

    “Do të ishte ëndrra ime, të ndërtoj një ekip me lojtarë të rinj rreth tij. Ai ka fituar shumë trofe dhe është i uritur për më shumë, kështu që ky është lloji i lojtarit që Chelsea duhet të kërkojë”.

    “A do të tërhiqej Mbappe nga Chelsea? Gjithçka është e mundur! Për të tërhequr një lojtar si Mbappe, ka të bëjë me ndërtimin e një marrëdhënieje. Ka më shumë se thjesht përgatitjen e një oferte të madhe parash”.

    “Lojtarët janë të ndjeshëm dhe dinë shumë për futbollin, kështu që klubet kanë për të zhvilluar marrëdhënie dhe nëse e bëni këtë, mendoj se mund të merrni lojtarë si Mbappe”, përfundoi ish-anësori i Bluve. 

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.